Cakaj takon homologun nga Malta, bisedojnë për mbylljen e Traktatit të miqësisë mes dy vendeve

13 tetor 2020 | 12:53

Ministri për Evropë dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar të martën në Valetta ministrin e Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane të Maltës, Evarist Bartolo.

Cakaj ka bërë me dije se me Bartolon kanë biseduar për programin e mbështetjes së studimeve të larta për diplomatët e Shqipërisë, ngritjen e komisionit për bashkëpunim ekonomik, lidhjen e marrëveshjes për punësim sezonal dhe mbylljen e Traktatit të Miqësisë mes dy vendeve, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka miratuar raportin e…