Caktohet orari i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës

26 maj 2020 | 14:47

Është caktuar orari i ndeshjeve të para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet, të martën, më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, derisa ndeshja tjetër ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, do të zhvillohet, të mërkurën, më 3 qershor, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshjet e kthimit janë paraparë të zhvillohen më 17 qershor.

Orari i ndeshjeve

E martë, 2 qershor
18:00 Prishtina-Drenica

E mërkurë, 3 qershor
16:00 Ballkani-Feronikeli

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe kryetari i Degës…