Fazli Hoxha nderon pesë dëshmorët te Lajthia në Gllogjan

26 maj 2020 | 14:44

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe kryetari i Degës së kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka përkujtuar pesë dëshmorët nga rajoni i Dukagjinit, të cilët kanë rënë heroikisht 21 vjet më parë.

Me këtë rast, Hoxha ka thënë se respekti për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit është respekt për të gjithë ne.

“Sot me rastin e 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Beslim Alijaj, Rexhep Tafa, Luan Qerimaj, Haki Krasniqi dhe Fetah Selca bëra homazhe pranë lapidarit të këtyre dëshmoreve tashme të rregulluar tek Lajthiat në Gllogjan. Respekti për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit tonë është respekt për veten tonë si qytetarë të Republikës së Kosovës. Gjaku i dëshmorëve dhe emri i tyre nuk do të harrohet asnjëherë sepse ata janë pjesë e historisë më të re të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Sot me rastin e 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Beslim Alijaj, Rexhep Tafa, Luan Qerimaj, Haki…

Publiée par Fazli Hoxha sur Mardi 26 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pas…