Caktohet periudha për dhënien e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

04 shkurt 2022 | 16:15

Trupi gjykues ka vendosur që dhënia e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt të bëhet nga 14 deri më 18 mars të këtij viti.

Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Sot, Trupi Gjykues II i dha fund paraqitjes së provave në çështjen Gucati dhe Haradinaj, i urdhëroi palët të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare deri më 3 mars dhe caktoi periudhën nga 14 deri më 18 mars 2022 për dhënien e deklaratave përmbyllëse”, është thënë në njoftimin e gjykatës.

Më 2 shkurt, ekipet e mbrojtjes së ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë njoftuar për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave prej tyre.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sejfullah Sejfullahu, i cili në zgjedhjet e fundit lokale është…