Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales për Gucatin dhe Haradinajn

22 qershor 16:27

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë apeluar vendimin e Gjykatës Speciale me të cilin ata janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Kësisoj, pas apelit të parashtruar nga ta është caktuar seanca e parë e cila do të jetë si lloj konference statutore për mbarëvajtjen e gjykimit në Gjykatën e Apelit.

Seanca është caktuar të mbahet më 5 korrik 2022.

Me këtë rast, palët janë urdhëruar që deri më 27 qershor të dërgojnë me email çështjet që dëshirojnë të ngrisin në këtë seancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë më 21 maj është mbajtur konferenca gjithëkombëtare me…