Calafiori në radarët e Real Madridit, Mourinho e dëshiron në “Santiago Bernabeu”
Mbrojtësi italian Riccardo Calafiori është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të Real Madrid për afatin kalimtar veror.
Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, “Los Blancos” po monitorojnë nga afër situatën e mbrojtësit të Arsenal.
Interesimi i madrilenëve lidhet ngushtë me kërkesën e trajnerit José Mourinho, i cili dëshiron një futbollist të aftë të luajë si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krahun e majtë.
Calafiori konsiderohet profili ideal për këtë rol falë fleksibilitetit dhe cilësive të tij taktike.
24-vjeçari ka qenë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve dhe, sipas mediave spanjolle, Real Madridi po e vlerëson seriozisht si alternativë për përforcimin e repartit defensiv gjatë kësaj vere.
Mbetet të shihet nëse Arsenali do të jetë i gatshëm të hapë negociata për italianin, i cili konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të klubit londinez.



