Calhanoglu: Dua të luaj pas sulmuesve

28 korrik 2019 | 12:24

Milani është hedhur në kërkim të një fantazisti për ta vënë në dispozicion të trajnerit Giampaolo dhe lista e pretendentëve për atë rol është e gjatë, por së fundi është shtuar edhe njëri prej futbollistëve të organikës kuqezi.

Bëhet fjalë për Hakan Calhanoglu, i cili në një intervistë për mediat italiane, ka theksuar se rolin e tij ideal, ka atë të numrit 10, pas sulmuesve dhe se është gati të udhëheqë kuqezinjtë drejt sukseseve.

“Ndihem një numër 10 dhe besoj se është roli im ideal në fushën e lojës. Kam dy sezone në Itali dhe ndryshe nga Gjermania, këtu vrapohet më shumë, por besoj se jam ambientuar tashmë. Kam bindjen që ky do të jetë viti im”, ka thënë futbollisti turk. Aktualisht Giampaolo po provon Suson në rolin e fantazistit, në pritje të brazilianit Paqueta dhe nëse asnjëri prej tyre nuk do të bindë, atëherë do të tentohet emra të tjerë si Correa apo De Paul.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e ka mundur Shqipërinë edhe në miqësoren e dytë…