Calhanoglu: Duam të fitojmë ‘Scudetton’

01 gusht 2023 | 13:27

Mesfushori turk i Interit, Hakan Calhanoglu ka thënë se skuadra nënkampione e Evropës është duke u përgatitur mirë dhe se në sezonin e ri synon titullin e kampionit në Seria A.

“Këtë sezon duam ta nisim në mënyrën më të mirë të mundshme, jemi maksimalisht të përqendruar te kampionati dhe tek titulli. Ka disa skuadra të forta në Itali, por jemi të përgatitur për të qenë në krye të klasifikimit. Në këtë skuadër ka shumë lojtarë me kultura të ndryshme, por ne jemi të bashkuar. Ndjehemi si një familje e madhe, janë të gjithë djem shumë të mirë. Këtu te Interi kur vjen një lojtar i ri, bashkohemi të gjithë dhe përpiqemi ta ndihmojmë me gjithçka. Si brenda fushe, ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë Calhanoglu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga presidentja e…