Cana ofron mbështetje për KF Vëllaznimi

01 gusht 2023 | 11:55

Legjenda shqiptare e futbollit, Lorik Cana e ka vizituar skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova.

“Kuqezinjtë” vlerësuan se vizita e Canës u jep motiv për të punuar në avancimin e sportit, kurse këshillat dhe mbështetja e tij u vlerësuan si vlerë e shtuar për klubin kuqezi.

“Kryesia e KF Vëllaznimit, ka pritur sot në takim legjendën e futbollit mbarëshqiptar, Lorik Cana. Vizita e tij, na jep motiv dhe kurajo për të punuar në avancimin e sportit tonë, ndërsa këshillat e Lorikut dhe mbështetja e tij do të jenë vlerë e shtuar për ne. Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ofroi mbështetje të vazhdueshme për kryesinë e klubit dhe objektivat për të ardhmen e KF Vëllaznimit, duke theksuar që gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira me Klubin Kuq e Zi”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Vëllaznimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2023 i Mercedes dhe Lewis Hamilton është me luhatje,…