Cana: Të festojmë për dy ditë në Tiranë dhe le të fiton më i miri

24 maj 2022 | 13:11

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ishte i pranishëm në prezantimin e trofeut të Conference League në “Shehin Skënderbej” së bashku me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka  dhe me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Cana theksoi se Tirana do të jetë kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë ndërsa shtoi se një organizim i tillë do të jetë një ogur i mbarë për Shqipërinë dhe Tiranën.

“Tirana do të jetë kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë, për herë të parë në edicionin e parë kemi kënaqësinë të mirëpresim trofeun e Conference League. Jam i sigurt që do të jetë një ogur i mbarë për Shqipërinë dhe Tiranën. Të festojmë për dy ditë dhe fitoftë më i miri”, ka thënë Cana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve…