Capello: Lojtarët e shkarkuan Ancelottin

28 dhjetor 2017 | 18:53

Fabio Capello i ka akuzuar lojtarët e Bayern Munchenit se ata janë arsyeja kryesore pse Carlo Ancelotti u shkarkua nga skuadra në shtator të këtij viti.

Bayerni e fitoi titullin e ligës në sezonin e parë të Ancelottit në krye të skuadrës, por qëndrimi i tij u prish nga thashethemet se lojtarët kryesorë ishin të palumtur me metodat e tij.

Humbja 3-0 ndaj Paris Saint-Germain në Ligë të Kampionëve ishte fundi i regjimit të italianit në Bayern. Trajneri veteran Jupp Heynckes, i cili e udhëhoqi Bayernin drejt tripeles në sezonin 2012-13, u rikthye në “Allianz Arena” për ta marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, Capello ka thënë se kjo nuk është rastësi dhe beson se skuadra e Bayernit nuk ka dashur të luajë nën urdhrat e Ancelottit.

“Trajneri mund të bëjë shumë gjëra, por nëse lojtarët nuk ia dhurojnë atë gjen shtesë, të cilën nuk ia dhanë Ancelottit, atëherë nuk ka paqe. Ata e luftuan atë, e deshën jashtë skuadrës. Dhe tani, për të treguar se Heynckes është i duhuri, po japin gjithçka”, ka thënë Capello.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Swansea ka zyrtarizuar Carlos Carvalhalin trajner të skuadrës. 52 vjeçari…