Capello: Mourinho është garanci, mjeshtër i këtyre situatave

25 maj 2022 | 12:50

Fabio Capello, trajneri i fundit që e ka shpallur kampione Romën në Serinë A, duke folur për finalen e Conference League, vlerësoi punën që po bën Mourinho në stolin e verdhekuqve.

“Roma që pashë kundër Torinos më dukej se ishte shumë e përqendruar, e interpretoi në mënyrën e duhur ndeshjen. E kaloi këtë provë, por tani jemi në skenën ndërkombëtare dhe duhet diçka më shumë”.

Vlerësimi për Mourinhon: “Jose është mjeshtër në trajtimin e situatave si kjo. Ai do të duhet të mbajë vëmendjen lart dhe tensionin të ulët. Përvoja e Mourinhos është garanci: ai përballet me finalen e pestë evropiane. Në garat e këtij niveli ndihet shumë përgjegjësi. Një skuadër si Reali është mësuar të përballet me ta, ndërkohë që Roma nuk i ka jetuar këto dimensione prej 31 vitesh”.

Rëndësia e Conference League: “Nisemi nga konsiderata se është një kupë evropiane dhe prandaj ka rëndësinë e vet. Ta fitosh, nuk është si shëtitje në park. Edhe Romës, me goditjen që mori në Norvegji, iu desh të ndryshonte mendje. Që nga ajo ditë ndryshoi ritëm dhe e meritoi finalen. Eliminoi Leicesterin, një klub anglez që një vit më parë iu afrua Champions League dhe fitoi FA Cup”.

Roma, 14 vite pa trofe: “Të fillosh të fitosh është pjesë e një procesi rritjeje. Kjo është një finale evropiane dhe për Romën është e rëndësishme. Nëse dëshiron të futesh në rrethin e klubeve me vlerë ndërkombëtare, duhet të vendosësh diçka në palmaresin e trofeve. Conference League është një mundësi që nuk duhet humbur”.

Ndikimi i Mourinhos: “Në fillim iu desh të njihte grupin me të cilin do të punonte, të njihte mjedisin dhe të perceptonte se deri ku mund të shkonte. Pas sqarimit të këtyre pikave, identiteti i lojës, vazhdimësia dhe rezultatet ishin pasoja logjike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feyenoordi dhe Roma do të luajnë mbrëmjen e sotme finalen…