Cardiffi refuzon të paguajë Nantesit shumën e transferimit të Salas

25 mars 2019 | 17:28

Cardiff City do të paraqesë në FIFA pretendimin se kontrata e nënshkruar e Emiliano Sala nga Nantes nuk i lidhte ligjërisht palët.

Klubi nga Uellsi ka refuzuar të paguajë shumën e transferimit prej 15 milionë paund për sulmuesin, i cili gjeti vdekjen në një aksident me avion dy muaj më parë.

Nantes është ankuar në FIFA, dhe Cardiff ka deri më 3 prill afat për t’u përgjigjur.

Cardiff do të argumentojë se kontrata e Sala ishte refuzuar nga Premier League dhe prandaj është e pavlefshme. Duke qenë që lojtari gjeti vdekjen, ai nuk mund të jetë prezent për të firmosur një kontratë të re, te rishikuar, sipas klubit nga Uellsi.

Cardiff gjithashtu do të pretendojë se klauzolat e mëtejshme të kontratës, të propozuara nga Nantes, nuk u përmbushën për shkak të vdekjes së argjentinasit.

Nantes pretendon se janë plotësisht në përputhje me rregullat e FIFA-s dhe theksojnë faktin se FIFA ka regjistruar Certifikatën e Transferimit Ndërkombëtar më 21 janar 2019 në orën 17.30.

Një zëdhënës i Cardiff tha: “Klubi është i vetëdijshëm për kërkesën e FIFA-s për një përgjigje deri më 3 prill dhe po përpunon atë në përputhje me rrethanat. Nuk kemi asnjë koment tjetër në këtë fazë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka bërë…