Carricku, afër marrëveshjes për ta drejtuar Middlesbrough-in

18 tetor 2022 | 11:41

Michael Carrick është në bisedime me Middlesbrough.

Skuadra e Middlesbrough është gati t’i jap pozitën e trajnerit ish-mesfushorit të Manchester United, Michael Carrick.

Sipas raportimeve të “Sky Sports”, Carricku ka avancuar në negociata me skuadrën angleze.

Ish-reprezentuesi i kombëtares së Anglisë, Carrick pritet të jetë zëvendësuesi i Chris Wilder.

Carricku merrte vëmendje të madhe kur drejtonte Man United për disa ndeshje, kur skuadra vendoste për shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski nuk është dorëzuar në garë për Këpucën e…