Casillas në lidhje me Shakirën?

30 shtator 2022 | 16:19

Iker Casillas i ka dhënë fund zërave që e lidhnin me Shakirën.

Casillas ka mohuar të ketë një lidhje me këngëtaren pas ndarjes së saj me Piquen.

Casillas, i cili e njeh Shakirën prej më shumë se një dekade për shkak të marrëdhënies së ngushtë me Gerard Pique, ka nisur ta ndjekë kolumbianen në rrjetet sociale vetëm pak ditë më parë.

Marrëdhënia e tyre e përsëritur virtuale ishte arsyeja që disa media latine filluan t’i bëjnë jehonë këtij gjesti dhe të spekulojnë për një lidhje të mundshme mes tyre.

Casillas, i cili nuk e ka problem të mohojë informacione që nuk janë të vërteta për të, ka përdorur rrjetet e tij sociale për t’i dhënë fund këtyre thashethemeve.

Kjo nuk është hera e parë që Casillas mohon publikisht një romancë. Që kur i dha fund martesës me Sara Carbonero – nënë e dy fëmijëve të tij më të vegjël – portieri ka qenë i lidhur me më shumë se një fytyrë të njohur.

Vetëm pak javë më parë, dolën në dritë disa fotografi të tij me María José Camacho, një histori dashurie e supozuar që të dy e mohuan publikisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në konferencë për media ka…