Casillasi, 20 sezone radhazi duke luajtur në Ligën e Kampionëve

18 shtator 2018 | 10:47

Portieri i Portos, Iker Casillas, do ta nisë të martën sezonin e tij të 20-të radhazi në Ligën e Kampionëve, duke thyer rekordin e uellsianit Ryan Giggs, i cili kishte arritur të duronte 19 sezone radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në botë.

Spanjolli nisi të luajë në Ligën e Kampionëve më 5 shtator 1999, me Real Madridin, në një ndeshje kundër Olympiakosit, kur ishte vetëm 18 vjeç. Me “Los Blancos” luajti 16 sezone radhazi, duke qenë pjesëmarrës në 152 ndeshje (90 fitore, 29 barazime dhe 33 humbje).

Gjithashtu, fitoi tri Liga të Kampionëve (1999-2000, 2001-2002 dhe 2013-2014). Me Porton ka luajtur në tre edicione të Ligës së Kampionëve, ndërsa nga sot (e martë) do ta nisë sezonin e katërt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Do të bëjmë çdo gjë që Asociacioni për Komunat me…