Çdo vit pensionohen rreth 60 të punësuar në ndërmarrjen “Trepça”

05 janar 2019 | 10:14

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, Ardian Syla, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se çdo vit përafërsisht pensionohen rreth 60 të punësuar në ndërmarrjen “Trepça”, por që këta deri më tani nuk janë zëvendësuar me punëtorë të rinj.

“Duhet potencuar se çdo vit përafërsisht pensionohen rreth 60 të punësuar, të cilët deri më tani nuk janë zëvendësuar”, ka thënë ai. 

Ai ka treguar se viti 2018 ka qenë ndër vitet më të rëndësishme në historinë e ndërmarrjes “Trepça”, pasi në prill, me vendim të kryeministrit të Kosovës, për herë të parë emërohet bordi mbikëqyrës si organi më i rëndësishëm i ndërmarrjes i paraparë me Ligjin për “Trepçën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi i një personi të pajetë është gjendur në rrugën…