Çeku: Kurrë më parë nuk është investuar kaq shumë në infrastrukturën e futbollit
Ministri në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se në infrastrukturën e futbollit po punohet dhe investohet si asnjëherë më parë deri më tani.
Çeku në “Facebook” ka shkruar se me këto investime, po ndërtohet një infrastrukturë moderne e cila u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. “Asnjëherë më parë nuk është investuar kaq shumë dhe kaq seriozisht në infrastrukturën e futbollit në vendin tonë. Po ndërtojmë infrastrukturë moderne që u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’”, ka shkruar Çeku.
Stadiumet e përfunduar dhe në realizim: Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, stadiumi i qytetit në Shtime, stadiumi i qytetit në Gjakovë, stadiumi i Gjilanit, stadiumi i Hogoshtit në Kamenicë, stadiumet ndihmëse në Komoran në Bërnicë, Gjilan, Raushiq dhe Studençan.
Në procedurë: stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë, stadiumi i qytetit në Ferizaj, stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren, stadiumi i qytetit në Rahovec, stadiumi “Ferki Aliu” në Vushtrri, stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, stadiumi i qytetit në Suharekë, stadiumi i qytetit në Han të Elezit, stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë



