Certifikohen 30 vullnetarë të rinj

11 korrik 2018 | 12:06

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me UNICEF-in për herë të parë në Kosovë kanë certifikuar 30 mentorë vullnetarë rinor.

Me këtë rast, ministri i MKRS-së, , Kujtim Gashi ka deklaruar se fuqizimi i të rinjve që bëjnë punë vullnetare po bëhet nga udhëzimi administrativ për vullnetarë.

Duke inkurajuar të rinjtë që sa më shumë të merren me këto lloj aktivitetesh, Gashi është shprehur se nga sot të gjithë vullnetarëve do t’u njihet përvojat e tyre si vullnetarë.

Ndërsa, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, ka thënë se certifikimi i vullnetarëve është shembull i mirë jo vetëm për Kosovën, por edhe për botën.

Në anën tjetër, vullnetari i parë i certifikuar në Kosovë, Erzen Isufi, duke inkurajuar që të rinjtë e Kosovës të merren sa më shumë me punë vullnetare u shpreh se tani e tutje do të ta kenë më të lehtë që t’i qasen tregut të punës duke kryer punës vullnetare.

Ndryshe, pjesë e platformës vullnetare në Kosovë janë 2698 vullnetarë, ku prej tyre 162 janë organizata dhe institucione publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Komunën e Prishtinës fillon faza e dytë e…