Certifikohen pesë nënoficerë të FSK-së në Republikën e Shqipërisë

04 dhjetor 2022 | 15:25

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë në fushën e arsimimit dhe stërvitjes, në Qendrën e aftësimit profesional të nënoficerëve në Zall Herr të Republikës së Shqipërisë, në kursin e avancuar të nënoficerit, janë certifikuar pesë nënoficerë të FSK-së.

Mehaj ka thënë se certifikimi i 5 nënoficerëve tanë është bërë “së bashku me 40 vëllezër e motra, nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

“Vazhdojmë si gjithmonë së bashku me ngritjen e profesionalizmit të dy ushtrive tona”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca dhe Polonia do të përballen sot në 1/8 e…