Çështja e Luginës kërkohet të përfshihet në dialog

12 tetor 2020 | 08:34

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nuk kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre historike për bashkim me Republikën e Kosovës. Është Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar në Luginë të Preshevës, i cili ka thënë se çështja e tyre duhet të përfshihet në negociatat në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Është qasje e gabuar kur mendohet se duhet të intervenohet vetëm në Kosovë në kuadër të dialogut, përfshirë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, serbët dhe të mos diskutohet për shqiptarët e Luginës”, është shprehur ai në Sytë 7.

“Kjo është qasje e kufizuar. Dialogu duhet të shkojë përtej kufijve dhe të diskutohet edhe për rregullimin administrativ, të pagjeturit… për kufijtë. Konsideroj se është e njëanshme nëse merret parasysh vetëm çështja brenda Kosovës dhe jo edhe në Serbi – në Luginë të Preshevës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se paqja afatgjatë mund të arrihet vetëm duke trajtuat edhe çështjen e Luginës së Preshevës në kuadër të dialogut. “Besoj në bashkimin e Luginës me. Nuk mund të shkëputet në mënyrë eklatante se “vdiq kjo ide, vdiq ajo ide. Bashkimi është ëndërr, dëshirë e kamotshme që e kemi trashëguar brez pas brezi. A është ky moment se kjo do të ndodh nuk e di. Por do të vijë një kohë kur shqiptarët e Luginës do të jenë pjesë e Kosovës”, ka shtuar Mustafa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen më…