
Çfarë ndodhi me 2 korrik 1990 – kur shqiptarët shënuan kthesën e madhe të Shqipërisë
02 korrik 2020
| 11:14
Sot, 30 vite nga hapja e ambasadave, një ndër ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët dhe një ndër goditjet më të forta të regjimit komunist.
Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë, duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore, rrëzuan muret e ambasadave perëndimore dhe u strehuan aty për 2 javë, duke i dhënë një goditje përfundimtare regjimit të asaj kohe.
Me këtë hap, shqiptarët shenjuan pa e ditur kthesën e madhe të Shqipërisë. Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra njerëzve portën e lirisë.
Këto foto tregojnë mijëra qytetarë që u futën brenda ambasadës gjermane.
/mapo