Çfarë porosie ia dërgoi Adem Jashari Rugovës pas sulmit të parë në Prekaz, e zbulon ish-ambasadori Spahiu

13 maj 2023 | 21:54

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ka folur për dekadën e fundit para çlirimit të Kosovës, kryesisht për ditët kur ishte njëri nga bashkëpunuesit e presidentit Ibrahim Rugova.

Gjithashtu, ai në këtë rrëfim ekskluziv tregoi për momentet kur gjatë asaj periudhe kohore ia kishte kumtuar presidentit Rugova nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij, Adnan Merovci lajmin se në Prekaz po bëhej luftë.

Ndërsa, lajmin se në Prekaz po bëhej luftë vet Spahiu e kishte marrë përmes një telefonate që i erdhi nga njëri prej anëtarëve të familjes Jashari, Halit Jashari.

Spahiu tha se Haliti e kishte telefonuar dhe i kishte treguar se janë të rrethuar nga të gjitha anët nga policia serbe, ku edhe i kishte kërkuar ndihmë.

Kjo ishte hera e fundit që Spahiu u dëgjua me Halitin, me të cilin kishte edhe lidhje familjare – ishte daja i nënës së tij, i cili së bashku me familjen e tij humbën jetën në masakrën e Prekazit.

E për këtë, Spahiu atë kohë mund të bënte vetëm një gjë – të lajmëronte presidentin e vendit dhe Zyrën amerikane të asaj kohe.Ndër të tjera Spahiu, tregoi edhe një moment tejet interesant e të rëndësishëm, ku pas sulmit të parë në Prekaz, në vitin 1991 ai tha se e kishte takuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jasharin, i cili ia dërgoi një porosi Rugovës./Klankosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur nata finale e Eurovisionit, ku do të performojë…