Challandes: Duam fitore edhe ndaj Maltës

03 qershor 2021 | 22:37

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka vlerësuar se miqësorja kundër Maltës do të jetë test i mirë për t’i parë disa lojtarë të ri.

Strategu zviceran ka bërë të ditur se “dardanët” edhe në këtë ndeshje do të luajnë për fitore.

“Është një ndeshje e mirë për disa lojtarë të ri por kjo nuk nënkupton se do ta marrim si të lehtë. Lojtarët që janë në fushë duhet të japin maksimumin dhe të tregojnë seriozitet shumë të madh në fushë. Pra edhe pse është vetëm ndeshje miqësore ne kërkojmë maksimumin dhe sigurisht se hyjmë për fitore”, ka thënë Challandes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti ka bërë prezantimin për rikthimin te skuadra e…