Challandes: Ky futbollist shqiptar i Zvicrës ma bëri më të lehtë punën te Kosova

21 nëntor 2018 | 22:47

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është rrëfyer në një intervistë pas kualifikimit të Kosovës në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Challandes e ka zëvendësuar përzgjedhësin Albert Bunjaki në krye të Kosovës.Ai u përzgjodh nga presidenti legjendar i FFK-së, Fadil Vokrri i cili tashmë nuk është në mesin tonë.

Challandes në një intervistë për ‘Info Magazinë’ ka zbuluar se edhe me herët ka punuar me futbollistë shqiptarë.

“Kam punuar në Zvicër me Valon Behramin. E njoh mentalitetin nga futbollistët shqiptarë që kam punuar në Zvicër. E kam patur më të lehtë që të ambientohem”, ka thënë Challandes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i basketbollit Prishtina ka pësuar humbje të thellë në…