Prishtina pëson humbje nga Bakken Bears

21 nëntor 2018 | 22:31

Klubi i basketbollit Prishtina ka pësuar humbje të thellë në shtëpi në xhiron e fundit të Grupit E në FIBA Europe Cup, duke u mposhtur nga Bakken Bears i Danimarkës me rezultat 77:100.

Prishtina nisi mirë ndeshjen duke fituar 27:16 në periudhën e parë, por mysafirët u kthyen fuqishëm në dhjetëminutëshin e dytë duke përmbysur rezultatin. Periudha e dytë i takoi danezëve me rezultat 12:29. Edhe dy periudhat e fundit i takuan plotësisht Bakken Bearsit.

Pavarësisht humbjes, Prishtina tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në mesin e 16 më të mirëve në FIBA Europe Cup. Teksa Bakken Bears kalon tutje me 12 pikë, Prishtina mbyll fazën e parë me 10 pikë, katër fitore dhe dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës është pasuruar me 500 mijë euro nga…