Challandesi me këtë formacion synon fitoren ndaj Malit të Zi

14 tetor 2019 | 16:07

Ndryshe nga ndeshja miqësore ndaj Gjibraltarit, trajneri i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes pritet të vendos formacionin më të fortë sonte për ndeshjen kualifikuese ndaj Malit të Zi, e cila fillon në orën 20:45.

Në portë pritet të rikthehet Muriq, derisa në krahun e majtë të mbrojtjes rikthehet Kololli. Në repartin defansiv të mesfushës Valon Berisha do të jetë përkrah Herolind Shalës. Para tyre do të luajnë treshja Hadergjonaj, Celina, Rashica, të cilët do të mbështesin sulmuesin kryesor Vedat Muriqi.

Kosova (4-2-3-1): Muriq, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, V.Berisha, Hadergjonaj, Celina, Rashica, Muriqi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka ndërmarrë…