Challandesi: Ndaj Anglisë nuk do të luajmë vetëm në mbrojtje

16 nëntor 2019 | 19:57

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se nesër “dardanët” nuk guxojnë të luajnë në mbrojtje ndaj anglezeve, pasi mund të pësojnë humbje të thellë sikurse pësoi Mali i Zi (7-0).

“Duhet të shohim si do të luajmë në këtë ndeshje të vështirë. Nëse zgjedhim të luajmë vetëm në mbrojtje nuk do të jetë e mirë, por duhet të gjejmë një mes. Është shembulli i Malit të Zi, por pësoi thellë, prandaj nuk do të ishte mirë nëse do të luanim vetëm duke u mbrojtur ndaj Anglisë”, ka thënë Challandes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Francës, Didie Deshamp doli në sallën e konferencave…