Chelsea do t’i shesë pesë lojtarë, mes tyre edhe Broja

12 mars 2024 | 14:09

Shpenzimet e shumta të Chelseat në merkatot e fundit duket se do i kushtojnë shumë klubit londinez, i cili është i detyruar të kryejë shitje deri në 120 milionë euro për të shpëtuar nga “Fair Play Financiar”.

Në Angli duket se kanë zbuluar pesë emrat që do të largohen këtë verë nga “Blutë” dhe njëri prej tyre është edhe Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare për momentin luan i huazuar te Fulhami, por pritet që mos të shitet aty dhe të kthehet sërish te Chelsea në verë. Kështu “Blutë” janë të gatshëm të dëgjojnë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim për Brojën, teksa thuhet se interes për të ka shfaqur edhe Milani.

Përveç Brojës, emrat e tjerë që thuhet se do të shiten nga Chelsea janë Romelu Lukaku, Hakim Zijeh, Kepa Arrizabalaga dhe Malang Sarr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 83-vjeçare gazetari i ish-gazetës “Rilindja”, Bajram…