Chelsea konfirmon largimin e katër futbollistëve

10 qershor 2022 | 16:51

Chelsea ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve, të cilët më herët kanë regjistruar paraqitje me skuadrën e parë.

Andreas Christensen, Danny Drinkwater, Charly Musonda dhe Jake Clarke-Salter janë futbollistët e largua nga “Blutë”. Të katër futbollistët e lartpërmendur nga “Stamford Bridge” largohen si lojtar të lirë.

Vlen të theksohet se Christensen pritet që nga sezoni i ardhshëm të jetë pjesë e Barcelonës. Antonio Rudiger ishte futbollisti tjetër që u largua si lojtar i lirë nga Chelsea. Ai më herët nënshkroi me Real Madridin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër (e…