Chelsea mendon për Lewandowksin

07 prill 2019 | 15:48

Chelsea sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë të drejtë të hyjë në merkato, pasi është dënuar nga FIFA, për abuzim me kartonët e lojtarëve të rinj.

Por, në Londër nuk ndalen dhe kështu ata janë në kërkim të një sulmuesi, që do të marrë në shpatulla repartin ofensiv të skuadrës. Sipas “Sunday Mirror”, skuadra e Sarrit i ka vënë syrin Robert Lewandowksit, sulmuesit të Bayernit.

Polaku është një ndër lojtarët më të mirë në Evropë në pozicionin e tij dhe nuk rresht së shënuari në Bundesligë. Mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të arrijë të futet në merkato dhe nëse arrin të finalizoj një goditje si kjo, e cila padyshim do të ishte  e bujshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK) po vazhdon me aktivitete që kanë…