Chelsea shënjestron Zapatan

10 prill 2019 | 12:17

Anglezët e Chelseat i kanë idetë e qarta për transferimet nëse arrijnë të marrin ‘ok’ për zhbllokimin e merkatos.

‘Blutë’ kanë shënjestruar sulmuesin e Atalantës, Duvan Zapata, si përforcimin e radhës në repartin e avancuar. Sulmuesi kolumbian, i cili vlerësohet rreth 40 milionë euro po bën një sezon të shkëlqyer, ku deri tani ka arritur të shënojë 20 gola dhe është në garë për të fituar trofeun e golashënuesit në Serinë A.

Përveç Chelseat, për 28-vjeçarin prej kohësh ka shprehur interes edhe Interi, që e shikon si zëvendësuesin e Icardit, në rast largimi të këtij të fundit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri në klubin e lojtarëve që ‘fluturojnë’ në rrugët…