Chelsea e mposhti edhe PAOK-un

29 nëntor 2018 | 23:00

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitoren e pestë në Evropa Ligë duke ruajtur kështu bilancin pozitiv të tyre. Viktimë e radhës e skuadrës së Maurizio Sarrit ishte PAOK-u, të cilën Chelsea e mundi në ‘Stamford Bridge’ me rezultat 4-0.

Chelsea është duke kryesuar pa pengesa në Grupin L, ku sonte ka arritur në kuotën e 15 pikëve, nga ndeshje, aq sa edhe ka luajtur në këtë garë.

Chelsea e fillojë furishëm këtë ndeshje derisa në minutën e shtatë gjërat u komplikuan për PAOK-un pasi që me të kuq u ndëshkua Yevhen Khacheridi.

Serinë e golave e nisi Olivier Giroud për Chelsean.
Fillimisht shënoi në minutën e 27 dhe mandej në minutën e 37, ku me dy golat e tij Chelsea shkojë në pauzë. Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 60’të, i riu Hudson-Odoi shënon golin e tretë, kurse vulën takimit ja dha Morata pas disa minutave që kishte hyrë në lojë, saktësisht në minutën e 77’të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humanisti Halil Kastrati ka thënë se vendimi për ndarjen e…