Çifti nga Gjilani rrahen me njëri-tjetrin, gruaja e sulmon edhe vjehrrën

03 janar 2022 | 08:42

Një rast i dhunës në familje është regjistruar të dielën në Gjilan.

Policia ka arrestuar një grua pasi, pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj.

Si pasojë e kësaj, dy gratë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nusja është ndaluar për 48 orë.

“Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 14-vjeçar ka vdekur të dielën në një vetaksident trafiku…