Raporti i policisë për aksidentin në Suharekë ku vdiq 14-vjeçari

03 janar 2022 | 08:40

Një 14-vjeçar ka vdekur të dielën në një vetaksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Grikoc të Suharekës.

Policia përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se vetura e cila ishte duke u drejtuar nga një i mitur ka shkaktuar vetaksident, ku ka mbetur i vdekur 14-vjeçari dhe një person tjetër po ashtu i moshës së mitur ka pësuar lëndime të rënda.

“Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lëkundje tërmeti është regjistruar disa minuta para mesnate në…