Cikalleshi largohet nga Goztepe

15 janar 2019 | 14:22

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Goztepes në Superligën e Turqisë, ku ishte huazuar nga Osmanlispori.

Është vetë klubi turk, që e bën publik lajmin në faqen zyrtare në “Facebook”. Në njoftim shkruhet se me marrëveshje të dyanshme, klubi dhe futbollisti kanë vendosur të mos e vazhdojnë më huazimin. Tashmë mbetet për t’u parë se ku do të luajë sulmuesi kuqezi për pjesën e mbetur të sezonit.

Osmanlispori, që zotëron kartonin e Cikalleshit, renditet në vendin e 6-të në Ligën e Parë të Turqisë, pra në zonën “play-off”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova sot përkujton 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u…