Cikalleshi rikthehet në Turqi

06 korrik 2023 | 14:04

Aventura si “sheik” për Sokol Cikalleshin mbyllet me 10 gola dhe 3 asiste. Sulmuesit kuqezi i përfundoi huazimi në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Khaleej, ndërsa është rikthyer te Konyaspor, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Sipas medieve turke, Cikalleshi nuk pritet të largohet gjatë kësaj merkato vere, pasi klubi turk e sheh pjesë të projektit për sezonin e ri.  Cikalleshi mund të largohet vetëm nëse vjen ndonjë ofertë për t’i blerë kartonin, por nuk parashikohet një tjetër huazim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit…