Çitaku i reagon regjisorit propagandistik serb: Kosova është shtet i pavarur

19 qershor 2021 | 21:33

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka komentuar turneun që do të mbajë në Mal të Zi Boris Malagurski, regjisor serb si dhe mohues i gjenocidit, për hir të një dokumentari të cilësuar si propagandistik.

Çitaku, nëpërmjet një sërë replikash me regjisorin serb në ‘Twitter’, e ka cilësuar atë si “propagandist politik”, e jo artist. Po ashtu, për të ka thënë se është mohues i gjenocidit.

“Boris Malagurski nuk është artist. Ai është propagandues politik. “Aktivist” për mohimin e gjenocidit. Ne bëmë veprimin e duhur disa vite më parë kur e shpallëm atë non-grata në #Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq, si kundër-replikë, Malagurski ka vazhduar me narrativin propagandistik, duke thënë se ai “do kthehet në Kosovë kur serbët dhe shqiptarët do jenë të denjë do ta çlirojnë atë nga mafia e UÇK’së dhe okupatorët e NATO’s”.

“Unë do të kthehem në Kosovë kur serbët dhe shqiptarët do jenë të denjë ta çlirojnë atë nga mafia e UÇK-së dhe okupatorët e NATO-s. Së bashku ne do të nxisim një shoqëri multietnike në Provincën tonë Jugore, të hapur për të gjithë, ndryshe nga agjenda juaj politike monoetnike për djegien e kishave”, ka replikuar ai.

Ish-përfaqësuesja e diplomacisë kosovare në SHBA ia ka përkujtuar regjisorit serb se Kosova është republikë e pavarur, multi-etnike dhe multi-fetare.

Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha. Raportim nga planeti tokë në univers paralel: Kosova është Republikë e Pavarur, multi-etnike dhe multi-fetare. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Pjesa tjetër nuk meriton asnjë koment, vetëm ha ha ha ha”, ka thënë ajo. Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një pjesë të dëshmisë së tij, ish-shefi i gjyqtarëve…