Çitaku konfirmon vizitën e Krasniqit në ShBA, jep detaje rreth takimeve

02 nëntor 2022 | 16:48

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka konfirmuar udhëtimin e Memli Krasniqit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe do të realizojë një vizitë zyrtare.

Çitaku ka thënë se Krasniqi gjatë qëndrimit të tij në Amerikë do të takohet me zyrtarë të lartë të të gjitha niveleve të qeverisjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë ka dhënë detaje edhe për vizitën zyrtare në Bruksel.

“Po, kryetari Krasniqi do të udhëtojë pas disa ditësh për një vizitë zyrtare në Uashington dhe ne Bruksel. Në këto vizita, ai do të takohet me zyrtarë të lartë në të gjitha nivelet e qeverisjes në ShBA, ndërsa edhe ne Bruksel do të takohet me eurodeputetë dhe zyrtarë që merren me Kosovën dhe Ballkanin”, ka thënë Çitaku për “Express”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…