Çitaku: Kontributi i vetëm i LV-së për liberalizimin e vizave është gazi lotsjellës në Kuvend

18 dhjetor 2023 | 13:28

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se është lajm i mirë ndonëse i vonuar, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo thotë se kontributi i vetëm i LV-së dhe Kurtit në këtë proces është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike, e cila na vonoi me vite.

“Sa për freskim të kujtesës, LV-ja as MSA-në, me të cilën sot mburren, nuk e kanë votuar. E sa për sukseset të cilat vendet tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr, më së miri flasin konkluzat e BE-së; aplikacioni i Kosovës për statusin e vendit kandidat mbetet i patrajtuar, dhe sanksionet vazhdojnë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca është kampione e botës në hendboll (femra). Franca ka…