Franca shpallet kampione e botës në hendboll për femra

18 dhjetor 2023 | 13:24

Franca është kampione e botës në hendboll (femra). Franca ka regjistruar një fitore me rezultatin 31-28 (20-17) ndaj Norvegjisë.

Në një atmosferë drithëruese është zhvilluar finalja në palestrën “Jyske Bank Boxen” në Herning të Danimarkës, para 12 mijë shikuesve. Franca ka dëshmuar lojë më të mirë se Norvegjia sidomos në pjesën e parë shkëputet në epërsi me tre gola (20-17) në minutën e 30-të.

Norvegjia ia doli të ngushtojë rezultatin në 26-25, por jo edhe të barazojë. Në minutën e 53-të, francezet shtojnë epërsinë në katër gola (29-25) ndaj norvegjezeve. Pas tre minutave (29-27) ngushtohet. Ndeshje e luftuar deri në fund, ndërsa Franca nuk ka lejuar që të thyhet rezultati i saj duke fituar me 31-28 e duke u shpallur kampione e botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…