Çitaku: MPJD-ja paska zhdukur historikun nga uebfaqja, paralajmërimi i Kurtit paska filluar

20 shtator 2023 | 11:16

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) për zhdukjen “nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak”.

Ajo  ka theksuar tutje se “zhdukja” e paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti tashmë paska filluar.

“Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në ëeb faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak (përveç Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës).’Zhdukja’ e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar. Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Website-i i ri dhe kanali në YouTube do të ofrojnë …