Çitaku: Ne mund të mos pajtohemi me kryeministrin Rama rreth një çështje, por pajtohemi për 99 tjera

11 qershor 2022 | 22:11

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me komentet e ndryshme, që kanë pasuar pas fotografive të publikuara nga darka e liderëve të Evropës Juglindore në samitin SEECP në Selanik të Greqisë, ku paraqiten raportet e ftohta ndërmjet presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se “Edi Rama është kryeministri që kanë zgjedhur shqiptarët tash e tri herë me radhë.

Postimi i plotë i saj:

Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me radhë.
Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror.
E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeministrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera.
Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet.
Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tonë.
Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë.
Shqipëri, të kam ❤️.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetura ka goditur një këmbësore në magjistralen Ferizaj-Prishtinë. Lajmin për…