Çitaku, Osmanit: A e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit ndaj aleatëve?

14 shkurt 2024 | 16:37

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani të deklarohet për qëndrimin e saj rreth qasjes së kryeministrit Albin Kurtit ndaj marrëdhënieve me ShBA-në.

Çitaku ia ka kujtuar Osmanit dhe Kurtit se Kosova është çliruar në koordinim me aleatët.

“Se nuk ka asnjë koordinim me ShBA-të tashmë është e ditur botërisht. Seanca e Këshillit të Sigurimit shpërfaqi në formën më brutale këtë mos-koordinim.

Dhe për çka? Për dinarë e fletushka.  Ky popull e ky vend, në koordinim me aleatët ka larguar tanket serbe. Është çliruar, është pavarësuar. Është njohur nga mbi 100 shtete.  Është momenti i fundit që presidentja, si bartëse e politikës së jashtme të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe.  Fol presidente, kësaj radhe, heshtja nuk është flori”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Reagimi i Çitakut ka ardhur pas kritikave të ashpra të zyrtarit të lartë amerikan, James O’Brien në adresë të qeverisë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe mund të refuzojë Real Madridin dhe t’i bashkohet…