Çitaku: Vjosa Osmani e Albin Kurti e urrejnë Edi Ramën
25 shtator 2022
| 11:26
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka kritikuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Kjo pasi sipas saj, asnjëri nga ta nuk reaguan për fjalimin e djeshëm të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Çitaku ka theksuar se Osmani, Kurti dhe Gërvalla e urrejnë Ramën.
“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.



