City fiton Kupën e Botës për Klube

22 dhjetor 2023 | 22:45

Manchester City triumfon me lehtësi 4-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube përballë brazilianëve të Fluminense.

“Qytetarët” e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar shumë shpejt në avantazh me Julian Alvarez, i cili shënoi kur ende nuk ishte mbushur një minutë lojë.

Në minutën e 27-të një autogol nga Nino dyfishoi avantazhin e Cityt , ndërkohë që Foden do të realizonte golin e tretë në pjesën e dytë.  Goli i katër i sfidës u shënuan sërish nga Julian Alvarez, duke bërë që City të fitojë edhe trofeun e pestë për vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 14 vjeçar ka marrë lëndime të rënda pasi është…