Therje me thikë në shkollën “Dardania”, 14 vjeçari lëndon rëndë bashkëmoshatarin

22 dhjetor 2023 | 22:19

Një 14 vjeçar ka marrë lëndime të rënda pasi është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

Lajmi për gazetën online Reporteri.net është bërë i ditur nga burime brenda autoriteteve të sigurisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në ora 14:30 dje sipas burimeve ka ndodhur pas një konflikti.

14 vjeçari i lënduar po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I dyshuari, po ashtu 14 vjeçar është paraqitur në Polici bashkë me prindin e tij. Sipas burimeve, i dyshuari e ka pranuar veprën që e ka kryer.

Po ashtu Policia ka gjetur edhe thikën me të cilën ai e ka plagosur viktimën. I dyshuari me vendim të prokurorit për të mitur është dërguar në qendrën e mbajtjes në Obiliq. /Reporteri.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kontingjent i specializuar i FSK-së është dërguar në Shqipëri…