Shqipëria e fton FSK-në për ta kërkuar trupin e shtetasit të Kosovës që dyshohet se u mbyt në Bunë

22 dhjetor 2023 | 21:50

Një kontingjent i specializuar i FSK-së është dërguar në Shqipëri për të kërkuar trupin e një shtetasi të Kosovës që është zhdukur në lumin Buna, shkruan Gazeta Express.

Kjo është bërë me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundviti pershkruhet emocionalisht si pjesa me e bukur e vitit,…