City fiton me poker ndaj Liverpoolit

01 prill 2023 | 15:32

Manchester City tregon “forcën” e saj në super sfidën e javës së 29-të, duke shkatërruar Liverpoolin në shifrat 4-1. Skuadra e Guardiolës zhvilloi një ndeshje fantastike, duke e dominuar, edhe pse në fakt do të gjendej në disavantazh pas golit të Salah pas 17 minutash. Alvarez vendosi baraspeshën në pjesën e parë.

Në fillimin e së dytës, De Bruyne dhe Gundogan përmbysën gjithçka dhe udhëhoqën “qytetarët” drejt një tjetër suksesi në kampionat. Grealish do të shënonte golin e katërt. City me këtë fitore shkon në kuotën e 64 pikëve, 5 më pak se Arsenali kryesues, por rivaliteti nuk pritet të mungojë deri në fundin e kampionatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
115 vjet pas meshës së parë në gjuhën shqipe për…