City, gati 110 milionë euro për Kimmichin
10 shkurt 2021
| 11:07
Manchester City është gati të ofrojë rreth 110 milionë euro për Joshua Kimmich këtë verë, njofton “Don Balon”.
Trajneri spanjoll i Cityt, Pep Guardiola, është një tifoz i madh i mesfushorit gjerman. 26-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2023 (30 qershor) me kampionët e Evropës dhe Gjermanisë.
Në anën tjetër pak besohet se Bayern Muncheni mund ta shesë Kimmichin, i cili shihet si kapiten i ardhshëm i klubit.




